Simite me djathë dhe bizele

Antipasta, Brumera, Per femije, Perime, Te shpejta, Vegjetariane

Përbërësit
  • 300 gr miell
  • 10 gr maja pluhur
  • 70 gr bizele
  • 50 gr djathë i bardhë
  • 50 ml ujë
  • kripë
  • vaj ulliri
Përgatitja
1
Hedhim në një tas miellin, majanë bizelet, ujin, kripën dhe pak vaj ulliri.
2
Pasi i punojmë pak, shtojmë dhe djathin e bardhë.
3
Zëmë një brum pak a shumë si të byrekut, por pak më të ujshëm.
4
E punojmë mirë brumin me dorë dhe e lemë të qetësohet për 35 minuta.
5
Më pas bëjmë topa të vegjël dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë.
6
I fusim në furrë në 180 gradë Celsius për 20 minuta.

Articles You May Like

Supë me lëng mishi
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Oriz me midhje dhe perime
Tavë me bamje
Petulla të mbushura me djathë të bardhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *