Sallatë me Pulë dhe Kos

Perime, Sallata

\

 

Përbërësit
  • 300 gr gjoks pule
  • sallatë miks (sallatë jeshile, rukola)
  • kos (pa yndyrë)
  • 80 gr arra (të copëtuara)
  • 30 gr vaj ulliri
  • qepë e njomë
  • kripë
Përgatitja
1
Për recetën e sallatës me pulë, prisni gjoksin e pulës në feta të cilat do t’i ndani në gjysmë.
2
Ngrohni në një tigan të madh vajin dhe skuqeni pulën për dy minuta në çdo anë. Shuajeni flakën, kriposeni dhe lëreni të ftohet.
3
Grini disa fije qepë të njomë dhe përziejini me kosin me pak kripë.
4
Prisni trashë sallatat, përziejini me pulën, hidhni kosin dhe kompletojeni me arrat e thërrmuara.
5
Mund ta përgatisni me gjoks gjeli ose pulpë lepuri në vend të pulës dhe ta aromatizoni kosin me ndonjë barishte tjetër, si për shembull trumzë ose manxuranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *