Përbërësit
- 4 fletë sallatë jeshile
- 2 feta bukë (shtëpie)
- 100 gr djathë parmixhano
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lugë salcë Worcestershire
- 1 vezë
- kripë
- piper
- uthull vere të bardhë
- 2 lugë lëng limoni
- 150 ml vaj ulliri
Përgatitja
1
Për të pregatitur sallatën Cezar, duhet që të zgjidhni fletët më të mira të marules, lajini dhe thajini pa i prishur fletët.
2
Më pas, bukën prijini në kubik të vegjël. Hidhini në tigan vajin e ullirit dhe hudhrat për aromë. E më pas hedhim bukën që sapo premë.
3
Vazhdojmë të përgatisim salcën: Në rrahësin elektrik hedhim lëngun e limonit, vezën, uthullën, hudhrën, salcën, kripën dhe piperin dhe i përziejmë të gjitha sëbashku.
4
Ndërkohë që përbërësit përzihen, ne i hedhim pak e nga pak vaj deri sa të përftojmë një salcë të ngjashme me majonezën.
5
Servireni sallatën Cezar duke vendosur në fund të pjatës gjethet e marules, më pas hidhini sipër kubet e vogjël të bukës që i skuqëm më parë, djathin parmixhano dhe sipër tyre hedhim salcën që përgatitëm.