Përbërësit
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 100 gr oriz (oriz Scotti 5 Cereali)
- 150 ml lëng perimesh
- 1 karotë (e prerë kubikë)
- 1 kungull (të prerë kubikë)
- pak majdanoz (të grirë imët)
Përgatitja
1
Në një tigan shtoni vajin e ullirit, orizin Scotti 5 Cereali dhe trazojini mirë.
2
Më pas shtoni lëngun e perimeve, kripë, piper, karotën, kungullin dhe majdanozin. I trazoni dhe e lini orizin të ziejë derisa ta pijë tërësisht ujin.
3
Në fund e shërbeni të ngrohtë dhe sipër i shtoni disa gjethe nenexhik. Ju bëftë mirë!