Përbërësit
- 500 gr kungull
- 1 kokërr qepë
- 3 deri në 4 thelpinj hudhër
- 2 copa djathë i bardhë
- 1 kokërr vezë
- 1 kokërr domate
- pak miell
Përgatitja
1
I lajmë dhe i pastrojmë kungujt dhe i grijmë.
2
I hedhim kripë dhe i lëmë të marinohen për 15 minuta.
3
Grijmë imët qepën, hudhrat, domaten. Shkërmoqim djathin dhe në fund shtojmë kungujt, të cilëve ua shtrydhim ujin e tepërt. I përziejmë të gjithë bashkë dhe më pas shtojmë miellin në mënyrë që të lidhen.
4
I skuqim në vaj të nxehtë duke i hedhur me një lugë. Kini parasysh: brumi nuk duhet i ngurtë, por i butë si brumë petullash.
5
Marrim pjatën, i vendosim sipër tyre sallatën me një formë çeliku, si ato që përdoren në kuzhinë që t’i japim një formë elegante. Nxjerrim peshkun nga furra dhe e vendosim sipër sallatës së kuinoas. Në fund fare hedhim salcën e xhenxhefilit që përgatitëm më parë. E dekorojmë sipas dëshirës