Përbërësit
- 1 kokërr qepë (e grirë hollë)
- 2 thelpinj hudhër
- 1 domate (e ndarë në kubikë)
- 1 kungull (i njomë)
- 150 gr miell
- 1 vezë
- kripë
- piper
- 100 gr djathë i bardhë
- vaj luledielli (Olim)
- kopër
Përgatitja
1
Në një tas grini kungullin në rende.
2
Shtoni domatet e grira në kubikë, qepën e grirë, hudhrat e grira hollë, miellin, vezën, kripën dhe piperin.
3
Grini sipër djathin e bardhë dhe përzieni mirë përbërësit derisa të krjohet një masë brumi.
4
Në një tigan hidhni vaj në sasi të bollshme.
5
Shtoni petullat me ndihmën e një luge në tigan të skuqen.
6
Kthejini mirë nga të dyja anët derisa të kenë marrë një ngjyrë të artë.
7
Spërkatini sipër me djathë të bardhë të grirë dhe kopër të freskët.
8
Ju bëftë mirë!