Patëllxhanë të mbushur me Mozzarella dhe Pomodorini

Perime, Pjata kryesore
E shpejtë, e thjeshtë dhe e sezonit. E ku ka më mirë se sa të shijoni shpejt një pjatë që e servir natyra të freskët, për të marrë vlerat ushqyese? Ja një recetë për patëllxhanët e mbushur.
Përbërësit
600 gr patëllxhan (mesatarë, të gjerë)
300 gr djathë Mocarela
200 gr domate qershi
80 gr djathë parmixhano (i grirë)
borzilok
vaj ulliri
kripë
piper
Përgatitja
1
Pastroni patëllxhanët dhe prejeni lëkurën pjesërisht në formë shiritash. Prejini në rrathë 4 cm dhe hiqni pjesën e brendshme duke formuar një gropë të vogël.
2
Hidheni në një tigan tulin e patëllxhanëve, duke e skuqur për 3 minuta me pak vaj ulliri.
3
Vendosni rrathët e patëllxhanëve në një tepsi të sheshtë të mbuluar me letër pjekjeje, hidhuni kripë, pak vaj ulliri dhe piqini në furrë në 200 °C për 10 minuta.
4
Prejeni mozzarellën në pjesë të vogla dhe trazojeni me parmixhiano, tulin e patëllxhanëve dhe pomodorini, të qëruar dhe të prerë në copëza. Hidhuni pak kripë, piper dhe ca fletë borzilok.
5
Hiqni patëllxhanët nga furra, hidhni këtë përzierje dhe futeni prapë në furrë në 200 °C, për 10 minuta të tjera. Shërbejeni menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *