Përbërësit
- 4 kokrra patate (të mëdha)
- djathë i bardhë (ose gjizë)
- vezë
- majdanoz
- piper
- arrëmyshk
Përgatitja
1
I ndajmë patatet përgjysmë, pa i qëruar.
2
Me ndihmën e një luge të vogël i heqim tulin duke krijuar gropa të vogla, të cilat më pas do t’i mbushim.
3
Në një tas përziejmë djathin ose gjizën me vezë, majdanozin, piperin dhe arrën moskat.
4
Me këtë përbërje mbushim gjysmat e patateve dhe i mbështjellim me letër alumini.
5
I vëmë në furrë dhe i pjekim.