Kuleçë me Djathë

Brumera

Përbërësit
  • 250 ml ujë
  • 95 gr gjalpë
  • gjysmë lugë gjelle kripë
  • 125 gr miell
  • 200 gr djathë kaçkavall (i grirë)
  • gjysmë lugë gjelle kripë
  • lëkurë limoni (e grirë)
  • 1 lugë çaji sheqer
  • vezë
Përgatitja
1
Hedhim në një tenxhere ujin, gjalpin dhe kripën.
2
E vëmë tenxheren në zjarr dhe sapo të marrë valë shtojmë miellin.
3
Përziejmë mirë derisa të kemi një brumë homogjen.
4
Heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
5
Shtojmë djathin, sheqerin, lëkurën e limonit dhe i përziejmë mirë.
6
I shtojmë vezët një nga një duke përzierë mirë pas çdo veze.
7
Formojmë topa të vegjël dhe i shtrojmë në një tepsi.
8
I pjekim në 160 gradë për rreth 20 minuta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *