Përbërësit
- 300 gr brinjë qingji
- 2 lugë gjelle mjaltë
- 5 kërpudha
- arra
- lajthi
- spec djegës
- vaj ulliri
- kripë
- piper
Përgatitja
1
Skuqni brinjët e qingjit në një tigan me vaj ulliri. Shtoni kripë dhe piper.
2
Hidhni 2 lugë gjelle mjaltë në një tas të vogël. Shtoni pak kripë, spec djegës dhe vaj ulliri. Përziejini mirë.
3
Vendosni brinjët e qingjit në një pjatë. Pastroni kërpudhat dhe prejini në copa mesatare. Skuqini në të njëjtin tigan.
4
Kaloni brinjët në një pjatë me arra dhe lajthi të copëtuara. Rregullojini dhe vendosini në një pjatë për servirje. Shoqërojini me kërpudhat dhe salcën me mjaltë.