Brinjë qengji me kërpudha

Kalorike, Perime, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 300 gr brinjë qingji
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • kërpudha
  • arra
  • lajthi
  • spec djegës
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Skuqni brinjët e qingjit në një tigan me vaj ulliri. Shtoni kripë dhe piper.
2
Hidhni 2 lugë gjelle mjaltë në një tas të vogël. Shtoni pak kripë, spec djegës dhe vaj ulliri. Përziejini mirë.
3
Vendosni brinjët e qingjit në një pjatë. Pastroni kërpudhat dhe prejini në copa mesatare. Skuqini në të njëjtin tigan.
4
Kaloni brinjët në një pjatë me arra dhe lajthi të copëtuara. Rregullojini dhe vendosini në një pjatë për servirje. Shoqërojini me kërpudhat dhe salcën me mjaltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *