Zog fshati me thërrime

Receta per femije, Supa

Përbërësit
  • 1 kg zog fshati (rritur në kushte natyrale)
  • 250 gr miell gruri
  • 2 kokërr vezë (të freskëta)
  • 1.5 kg lëng mishi (i përftuar nga zierja e zogut)
  • 15 gr kripë
  • 50 gr gjalpë
Përgatitja
1
Merrni miellin e grurit dhe hidheni në një tepsi të madhe. Hapni në mes një gropë dhe hidhni vezët, të cilat janë rrahur më parë.
2
Mielli trazojeni me vezët dhe fërkojeni ndërmjet dy shputave të duarve duke formuar disa toptha të vegjël me diametër 5 mm. Këto quhen thërrime ose rosnica.
3
Në një tigan hidhni gjalpin dhe skuqni ngadalë rosnicat. Pasi janë skuqur, kullojini nga vaji në një kullesë të imët dhe hidhini në lëngun e vluar, ku më parë është zier zogu ose pula e fshatit.
4
Rosnicat ziejini dhe lërini derisa të trashet lëngu. Nga ana tjetër, zogu priteni në copa dhe kaurdiseni në gjalpin e mbetur.
5
Në fund copat e zogut ndajini në pjata dhe shtojini sipër lëngu me thërrime. Zbukurojeni me pak gjalpë të freskët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *