Tavë me Lulelakër

Perime, Pjata kryesore, Te shpejta

Përbërësit
  • lulelakër (e prerë në copa të vogla)
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 3 lugë gjelle miell
  • 300 ml qumësht
  • arrëmyshk
  • piper
  • djathë kaçkavall (të grirë imët)
  • 2 lugë gjalpë
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni kripën, lulelakrën dhe i lini të ziejnë mirë.
2
Në një tigan skuqni gjalpin me një lugë miell. Trazojini mirë dhe ndërkohë shtoni qumështin. Shtoni piperin, arrëmyshkun dhe i lini të ziejnë edhe 5 minuta derisa masa të trashet.
3
Merrni një tavë të vogël dhe e lyeni me gjalpë. Vendosni lulelakrën e zier dhe salcën që përgatitëm. Shtoni sipër djathin e grirë kaçkavall dhe disa copa gjalpë.
4
Tani e vendosni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi të jetë gati e servirni në një pjatë dhe shijojeni!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *