Një ushqim shumë i shijshëm dhe i këndshëm, për t’u konsumuar në drekë ose në darkë në rehatinë e shtëpisë. I ushqyeshëm dhe me kalori, është një recetë që do ta dëshironi.
Përbërësit
1 filxhan makarona fusilli (në formë spirale)
3 lugë gjelle vaj ulliri
6 filetë pule (të prera në copa)
1 lugë gjelle qepë (e thatë, e grirë)
kripë
piper
pluhur hudhre
1 lugë gjelle borzilok (i thatë)
1 lugë gjelle majdanoz (i thatë)
320 ml supë krem pule (e kondensuar)
320 ml supë krem kërpudhe (e kondensuar)
2 filxhanë perime (të përziera, të ngrira)
1 filxhan thërrime buke (të thatë)
2 lugë gjelle djathë parmixhano
2 lugë gjelle gjalpë (i shkrirë)

Përgatitja
1
Nxehim paraprakisht furrën në 200 gradë C. Lyejmë lehtë me yndyrë një pjatë pjekjeje në madhësi mesatare.
2
Lemë të vlojë një tenxhere të madhe me ujë të kripur lehtë. Vendosim makaronat në tenxhere, i gatuajmë për 8 deri në 10 minuta, derisa të bëhen al dente dhe i lemë të thahen.
3
Nxehim vajin në një tigan në temperaturë mbi mesataren.
4
Vendosim pulën në tigan dhe e sezonojmë me qepë të grirë, kripë dhe piper, pluhur hudhër, borzilok dhe majdanoz. E gatuajmë mirë.
5
E përziejmë me makaronat e gatuara, kremin e supës së pulës, kremin e supës me kërpudha dhe me perimet e përziera. E vendosim në pjatën e përgatitur për pjekje.
6
Në një tas të vogël, përziejmë thërrimet e bukës, djathin Parmixhan dhe gjalpin. E shpërndajmë në mënyrë të barabaratë mbi tavë.
7
I pjekim për 30 minuta në furrën e nxehur që më parë derisa të lëshojë flluska dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë.