Përbërësit
- 1 kg mish i grirë
- 1 kg Takos pikante
- 500 gr Mocarela
- 500 gr djathë Gouda (i grirë)
- 500 gr djathë (i verdhë, shërbehet vetëm me takos)
- tabasko (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Në një tavë qelqi shtrojmë patatinat takos. Më parë kemi zier në një tenxhere mishin e grirë derisa ai ka marrë ngjyrë kafe.
2
Mishin e pergatitur paraprakisht e shtrojmë mbi petët e naços.
3
Në enë alumini kemi hedhur djathin e verdhë të cilin e lëmë të shkrijë në një zjarrë të ngadaltë.
4
Pasi është krijuar një masë e njëtrajtshme e hedhim mbi mishin e grirë. I shtojmë sipër djathin mocarela të grirë si edhe djathin guda.
5
Tavën e vendosim në furrë me 350 gradë cdhe e lëmë për 15 minuta. Tava hiperkalorike është gati për tu konsumuar.