Supë me Patate e Presh

Perime, Supa, Vegjetariane

Përbërësit

50 gr gjalpë
450 gr patate (të prera në kubikë të vegjël)
1 kokërr qepë (e vogël, e grirë imët)
450 gr presh (vetëm pjesën e bardhë)
850 ml lëng pule (ose lëng perimesh)
140 ml pana
125 ml qumësht i paskremuar
15 gr kripë
1 gr piper i zi

Përgatitja
1
Shkrini gjalpin në një tigan të thellë.
2
Më pas shtoni patatet, qepët dhe preshin, kavardisini për disa minuta.
3
Shtoni kripë dhe piper dhe kavardisini dhe pak në mënyrë që perimet të zbuten, por jo të marrrin ngjyrë.
4
Më pas shtoni lëngun e mishit ose të perimeve dhe lërini të ziejnë së bashku për gati 5 minuta.
5
Nëse i zieni më shumë rrezikoni tu prishni perimeve shijen.
6
Më pas hidhini të gjitha në mikser dhe grijini derisa të formohet një masë homogjene.
7
Hidheni kremin e supës në një tigan të pastër, shtoni kremin e qumështit dhe qumështin.
8
Shkrini pak gjalpë dhe hidhjani sipër supës dhe shërbejeni menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *