Përbërësit
- 200 gr oriz
- 450 ml qumësht
- 300 ml qumësht orizi
- 60 gr sheqer kane
- 1 shkop vanilje
- lëkurë limoni
- fruta të thata
Përgatitja
1
Vendosni orizin në ujë për një orë.
2
Në një tënxhere hidhni qumështin, qumështin e orizit, sheqerin dhe më pas orizin e kulluar.
3
Hidhni lëkurën e limonit dhe shkopin e vaniljes.
4
Përzierjen lëreni të ziejë ngadalë duke e përzier vazhdimisht.
5
Hiqeni nga zjarri, lëreni te ftohet pak dhe në enët që do e shërbeni hidhni frutat e thata në fund, më pas hidhni suljatshin e spërkateni në fund me kanellë.