Sufle kërpudhash

Antipasta, Kalorike, Perime

 

Përbërësit
750 gr kërpudha
6 lugë gjelle gjalpë
6 lugë gjelle miell
2 gota qumësht
1/2 filxhan çaji djathë
6 vezë
kripë
piper i zi

Përgatitja
1
Shtoni 3 lugë gjelle gjalpë në një tigan dhe vendoseni në zjarr të shkrijë. Hidhni në të kërpudhat e prera në feta dhe gatuajini për rreth 5 minuta.
2
Më pas, shtoni edhe gjalpin e mbetur, miellin dhe qumështin. Përziejini herë pas here derisa të përftoni një masë të trashë.
3
Shtoni djathin e grirë, rregullojini me pak kripë dhe piper të zi dhe më pas largojeni tiganin nga zjarri.
4
Rrihni vezët me anë të një mikseri dhe shtojini edhe ato në masën e përgatitur. Përzijini mirë që përbërësit të kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin.
5
Shtojeni masën e brumit në një enë për pjekje të lyer më parë me pak yndyrë.
6
Vendoseni në furrë të piqet për rreth 50 minuta në temperaturën 175 gradë Celcius.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *