Spageti me Gjizë dhe Spinaq

Pasta dhe rizoto, Perime, Pjata kryesore, Receta per femije, Vegjetariane

Përbërësit
  • 320 gr makarona integrale
  • 400 gr spinaq (i freskët)
  • 300 gr gjizë
  • 20 gr vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • 100 gr djathë Grana Padano(i grirë)
  • pak arrëmyshk
  • 1 thelpi hudhër
  • kripë
  • piper i zi (i bluar)
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj pjate, si fillim vendosni një tenxhere me ujë dhe në momentin që uji vlon, hidhni kripë sipas dëshirës.
2
Ndërkohë, lajeni mirë spinaqin dhe thajini me letër kuzhine. Vendosni një tigan në zjarr dhe hidhini vaj ulliri ekstra të virgjër. Më pas shtojini spinaqin dhe thelpinë e hudhrës vendoseni në brendësi të tij. Vendosini kapak tiganit dhe lereni pak minuta spinaqin në zjarr.
3
Pasi apinaqi të jetë gatuar, hiqni thelpinë e hudhrës dhe transferojeni spinaqin në mikser. Përziejini mirë spinaqin me mikser deri në momentin që të krijohet një pure.
4
Më pas purenë e hidhni në një tenxhere dhe i bashkoni edhe gjizën, duke i gatuar në zjarr të ulët. Të dy përbërësit trazojeni mirë me anë të një spatule.
5
Bashkojini përzierjes edhe ujin që vluam pak më parë, për ta bërë masën e përgatitur më kremoze. Lërini të ziejnë për rreth 5 minuta në zjarr të ulët.
6
Më pas shtojini edhe djathin e grirë. Aromatizojeni me arrën moskat, kripë e piper sipas dëshirës.
7
Ndërkohë gatuani spagetit integrale dhe në momentin që ato janë aldente, hidhini në tenxheren ku keni spinaqin me gjizë. Shtojini edhe një garuzhde ujë nga spageti që u gatuan pak më parë.
8
Bashkojini mirë të gjithë përbërësit dhe servirini në pjatë. Spageti me gjizë dhe spinaq janë gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *