Një recetë shumë e shijshme dhe kalorike. Majdanozi, piperi i zi dhe limoni ia shtojnë shijen mishit të qengjit të gatuar në këtë mënyrë.
Përbërësit
- 700 – 800 gr mish qengji (ose mish keci)
- 1 kokërr qepë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lt ujë
- 150 gr miell
- 250 ml qumësht
- majdanoz (i grirë)
- majdanoz (i grirë)
- 2 vezë (të verdhat)
- 1 kokërr limon
- piper i zi
Përgatitja:
- Vendosim mishin në tenxhere (të prerë në copa) dhe hedhim një kokërr qepë të paprerë, një lugë gjelle gjalpë dhe e kaurdisim fort (derisa të ndryshojë ng jyrë mishi).
- Pastaj hedhim rreth një litër ujë dhe e lemë të ziejë per 30 minuta.
- Në një tigan hedhim rreth 150 gr. miell dhe e skuqim për 5-7 min.
- Pasi e heqim nga zjarri e lemë të ftohet.
- Në të hedhim 250 ml. qumësht (ose kos) dhe i rrahim fort derisa të bëhet një tretësirë.
- Shtojmë në të pak majdanoz të grirë dhe i hedhim në tenxheren e mishit.
- I përziejmë sa të marrë valë dhe e lemë për 5-10 min. në valë të lehtë.
- E heqim tenxheren nga zjarri dhe e lemë t’i bjerë pak temperatura.
- Në fund, shtojmë dy të verdha veze të rrahura me një kokërr limoni.
- E servirim me pak gjalpë dhe piper të zi (sipas dëshirës).