Përbërësit
200 gr filetë salmoni
2 lugë lëng pule
limon
mustardë
borzilok
2 thelpinj hudhër
vaj ulliri
Përgatitja
1
Vendosim 200 gr filetë salmoni në një tigan. Hedhim 2 lugë lëng pule, pak limon, mustardë dhe e lemë të ziejë për 2 minuta, duke e kthyer filetën nga çdo anë.
2
Pasi është zier e vendosim në një pjatë dhe përgatisim në blender një salcë me borzilok, stika pishe të pjekura, vaj ulliri, pak mustardë dhe 2 thelpinj hudhër.
3
Ziejmë 400 gram spinaq në një tenxhere me ujë të valuar për më pak se 2 minuta (spinaqi duhet të jetë vetëm gjethe).
4
Më pas e marinojmë atë me lëng portokalli, lëng limoni, mustardë dhe hudhra, pak kripë, piper. I shtojmë sipër domate pa tul, djathë mocarela në formë kubike, arra dhe ullinj të zinj.