Sallatë Orizi

Sallata

Përbërësit
  • 80 gr ullinj të zinj (pa fara)
  • 150 gr domate
  • 150 gr djathë Grujer
  • 6 gr qepë e njomë
  • 100 gr Wurstel (salsiçe)
  • 150 gr spec
  • 300 gr oriz Basmat
  • 80 gr kastravec turshi
  • 80 gr bizele (të freskëta ose të ngrira)
  • 200 gr ton konservë
Përgatitja
1
Për realizimin e kësaj sallate, si fillim lani mirë specat, eleminoni bishtin dhe farat që ka në brendësi, prijini në rripa të hollë e më pas në kubikë të vegjël dhe vendosini në një tas të thellë, ku do të hidhen të gjithë përbërësit e tjerë.
2
Të njejtën gjë bëni edhe me domatet. Lajini mirë, prijini përgjysmë dhe me ndihmën e një luge i hiqni pjesën e brendshme të domates dhe më pas prijeni në kuba të vegjël.
3
Edhe djathin prijeni në kuba të vegjël dhe bashkojeni me përbërësit e tjerë.
4
Prijini suxhukët në feta të holla të rrumbullakëta, ullinjtë e zinj pa fara gjithashtu dhe kastravecët turshi dhe bashkojini të gjithë përbërësit.
5
Gjithashtu grini imët qepët e njoma dhe lerini mënjanë.
6
Më pas merruni me zierjen e orizit. Vendosni një tenxhere me ujë të kripur në zjarr dhe në momentin që uji vlon, hidhni orizin.
7
Pas 10 minutash që është zierë orizi, hidhni kokrrat e bizeles dhe lerini të zihen edhe për 5 minuta, pasi bizelet duhet të mbeten krokante.
8
Më pas kulloni orizin dhe bizelet dhe hidhini në tasin ku ndodhen të gjithë përbërësit.
9
Hidhini vaj ulliri dhe tonin e konservuar. Në fund shtojini për aromatizim qepët e njoma të grira.
10
Trazojini të gjithë përbërësit dhe më pas mbështilleni tasin me një qese plastike dhe futeni në frigorifer.
11
Shijoni të ftohtë sallatën me oriz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *