Sallatë me Patate dhe Kastravecë

Perime, Sallata, Vegjetariane

Përbërësit
1 kastravec (i madh)
1 qepë e kuqe
6 domate qershi (ose domate të thara në vaj ulliri)
80 gr djathë i bardhë
ullinj të zinj (pa bërthamë)
800 gr patate (të vogla)
6 lugë vaj ulliri
3 lugë ujë (i ngrohtë)
3 lugë lëng limoni
1 thelpi hudhër
1 lugë mjaltë
1 lugë mustardë
rigon
kripë
piper

Përgatitja
1
Lani patatet, futini në një enë me ujë të ftohtë të kriposur dhe vërini në zierje për rreth 30-35 minuta.
2
Hiqini nga zjarri, qërojini dhe pasi të ftohen pritini në feta rrethore me trashësi rreth 1 cm.
3
Lani mirë kastravecin dhe pa e qëruar priteni në fillim së gjati dhe pastaj në gjysmë rrathë.
4
Qepën grijeni në feta shumë të holla rrethore.
5
Futni në mikser të gjithë përbërësit e dresingut bashkë me thelpinë e hudhrës së qëruar dhe miksojini derisa të bëhen pure.
6
Hidhni në një tas sallate patatet dhe kastravecët. Hidhuni përsipër domatet qershi (ose të tharat), qepën e kuqe, ullinjtë e zinj.
7
Regullojini me dresingun që keni përgatitur duke u kujdesur që ta shpërndani mirë. Në fund thërrmojini djathin e bardhë dhe hidhini rigon.
8
Mund ta shërbeni menjëherë ose ta ruani në frigorifer derisa të vijë koha për të shtruar tryezën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *