Përbërësit:
-6 mandarina,
-3 avokado,
-120gr salmon i tymosur rukola ose lakërishte (mund të përdorni edhe sallatë jeshile),
-piper të zi të sapobluar,
-lëngun e 1 limoni.
Përgatitja:
Qërojmë mandarinat dhe i presim horizontalisht në tre pjesë.
Ndajmë përgjysmë avokadot, i heqim bërthamën e brendshme, i qërojmë dhe i presim në feta.
Në pjatën ku do të servirim sallatën, shtrojmë fillimisht rukolën dhe vendosim në mënyrë jo të rregullt mandarinat dhe avokadot. Në mes të tyre vendosim salmonin e tymosur të prerë në shirita. E spërkasim të gjithë sallatën me lëng limoni të saposhtrydhur, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe piper të zi të sapobluar.