Sallatë e nxehtë me Patate dhe Ton

Perime, Sallata

Përbërësit
1 kg patate
350 gr peshk ton (në vaj ulliri)
majdanoz
spec djegës
vaj ulliri (ekstra i virgjër)
4 kokrra domate
1 kokërr lëng limoni
kripë
piper

Përgatitja
1
Zieni në ujë të kripur patatet me gjithë lëkurë. Kullojini, lërini të ftohen pak, hiquni lëkurën dhe pritini në copa.
2
Në një tigan ngrohni 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe shtoni patatet.
3
Pas pak shtoni peshkun ton, kavardisini lehtë dhe më pas hidhini në një pjatë.
4
Rregullojini me majdanoz të grirë imët, kripë, piper, spec djegës, lëngun e limonit dhe për dekorim, domatet e prera në copa. Servireni të ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *