Përbërësit
- 1 kokë brokoli (e freskët, e prerë në copa)
- gjysmë filxhan rrush i thatë
- 1/4 filxhan qepë e kuqe (e copëtuar)
- 2 lugë sheqer (të bardhë)
- 3 lugë uthull vere të bardhë
- 1 filxhan majonezë
- 1 filxhan fara luledielli
- 10 feta proshutë
Përgatitja
1
Vendosim proshutën në një tigan të madh, të thellë. E gatuajmë në temperaturë mbi mesataren derisa e gjitha të marrë ngjyrë kafe në mënyrë të barabartë. E shkërmoqim dhe e vendosim mënjanë.
2
Në një tas sallate, hedhim së bashku brokolin, rrushtë dhe qepën e kuqe. Në një tas të veçantë, përziejmë së bashku sheqerin e bardhë, uthullën dhe majonezën. Derdhim mbi brokoln përzierjen e përziejmë. E lemë në frigorifer për të paktën 2 orë.
3
Para se ta shërbejmë, e spërkatim me fara luledielli dhe copat e proshutës së shpërbërë. Pasi ta shërbejmë, është gati për t’u shijuar.