Qull me Arra dhe Plënc

Kalorike
Përbërësit
  • 300 gr miell
  • 200 gr plënc
  • 0.5 lt lëng mishi
  • 200 gr arra (të grira)
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 4 thelpinj hudhër
Përgatitja
1
Tresim gjalpin në tenxhere dhe shtojmë edhe 4 lugë vaj ulliri. Në një tigan marrim 300 gram miell dhe e skuqim sa të marrë ngjyrë të verdhë.
2
E hedhim miellin e skuqur në tenxheren ku kemi yndyrën dhe e kavërdisim për 2-3 minuta. Hedhim bulionin dhe e përziejmë derisa masa të bëhet e trashë (të unifikohet).
3
Ndërkohë, plëncin e zierë e presim në kubikë dhe e hedhim tek masa e përgatitur. Shtojmë arrat e grira dhe i përziejmë. Më pas, shtojmë edhe katër thelpinj hudhre.
4
Masa e përgatitur hidhet në tavë balte dhe futet në furrë për 15-20 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lemë të ftohet pak dhe e servirim.

Articles You May Like

Si të përgatisni qumështin panda në shtëpi
Mollë të karamelizuara me arra
Tavë me domate dhe kunguj
Petulla të mbushura me krem
Petanik me pulë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *