Përbërësit
- 300 gr miell
- 200 gr plënc
- 0.5 lt lëng mishi
- 200 gr arra (të grira)
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 4 thelpinj hudhër
Përgatitja
1
Tresim gjalpin në tenxhere dhe shtojmë edhe 4 lugë vaj ulliri. Në një tigan marrim 300 gram miell dhe e skuqim sa të marrë ngjyrë të verdhë.
2
E hedhim miellin e skuqur në tenxheren ku kemi yndyrën dhe e kavërdisim për 2-3 minuta. Hedhim bulionin dhe e përziejmë derisa masa të bëhet e trashë (të unifikohet).
3
Ndërkohë, plëncin e zierë e presim në kubikë dhe e hedhim tek masa e përgatitur. Shtojmë arrat e grira dhe i përziejmë. Më pas, shtojmë edhe katër thelpinj hudhre.
4
Masa e përgatitur hidhet në tavë balte dhe futet në furrë për 15-20 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lemë të ftohet pak dhe e servirim.