Përbërësit
- 1 kg mish pule (i grirë)
- 2 kokërr qepë (të grira)
- 2 kokërr domate (të grira)
- 120 gr bukë (e grirë)
- 30 ml uthull balsamike
- 100 ml vaj ulliri
- 30 gr rigon
- 15 gr kripë
- 2 gr piper (i bluar në moment)
- 2 kokrra vezë (të bardhat)
Përgatitja
1
Hidhni të gjithë materialet në një tas dhe punojini mirë me duar, derisa të arrijnë një brumë homogjen.
2
Formoni qofte me peshë rreth 100 gr secila.
3
Nxehni pak vaj ulliri në një tigan dhe skuqini qoftet në zjarr të mesëm.
4
Shërbejini të shoqëruara me një sallatë gjethesh të freskëta dhe limon.