Pispili me Spinaq

Brumera

Përbërësit
  • 500 gr miell misri
  • 1 tufë qepë e njomë
  • 300 gr kos
  • 300 gr spinaq
  • 100 ml ujë
  • majdanoz
  • kripë
  • piper
  • vezë
  • 1 lugë kafeje sodë buke
Përgatitja
1
E presim spinaqin hollë së bashku me qepën dhe majdanozin.
2
Në një tas veçmas hedhim miellin e misrit, ujin e ngrohtë, kripën dhe sodën. E përziejmë pak masën dhe shtojmë përbërësit e tjerë një nga një.
3
I përziejmë mirë të gjithë se bashku.
4
E lëmë brumin të qetësohet 3 minuta.
5
Lyejmë tavën me vaj dhe hedhim masën që përgatitëm.
6
E fusim në furrë për 30 minuta në 170 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *