Petulla pa Gjalpë

Brumera, Kalorike, Receta per femije

 

Përbërësit
  • 150 gr miell i tipit 00
  • vezë (mesatare)
  • 125 gr kos (i bardhë me yndyrë të ulët)
  • 200 ml qumësht (i freskët)
  • 8 gr maja ëmbëlsirash
  • vaj ulliri (ekstra i virgjër)
Përgatitja
1
Hidhni në një tas të thellë vezën dhe rriheni mirë.
2
Në momentin që veza është rrahur sa duhet, filloni dhe hidhni pak e nga pak qumështin dhe vazhdoni rrahjen e përbërësve sërish.
3
Përzierjes i shtoni kosin, miellin, që më parë të kalojë nëpërmjet një site dhe në fund hidhni majanë për ëmbëlsira.
4
I përzieni të gjithë përbërësit sëbashku, deri sa të krijohet një masë homogjene. E mblidhni tasin me qese plastike dhe futeni në frigorifer dhe e lini 30 minuta për pushim.
5
Ndërkohë, ngrohni me një zjarr mesatar, një tigan, që është specifik për krepat. Me anë të një letre kuzhine, lyeni tiganin me vaj ulliri.
6
Më pas merrni përgatitjen që bëtë për petullat dhe me anë të një luge, hapeni në tigan brumin në formë rrethore. Në momentin që në sipërfaqe dalin disa bulëza të vogla, është momenti që petulla të kthehet dhe pas 1 minute, ajo është gati dhe e servirim në pjatë. Të njëjtën gjë bëjmë dhe me pjesën e mbetur.
7
Shërbejini petullat pa gjalpë dhe shoqërojini ato me fruta të freskëta, mjaltë ose reçel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *