Pesto me Brokoli

Perime, Salca
Përbërësit
  • 300 gr brokoli
  • 1 tufë majdanoz
  • 100 ml vaj ulliri
  • 20 gr hudhër
  • kripë
Përgatitja
1
Vëmë një enë mesatare me ujë në zjarr dhe shtojmë brokolin.
2
E lëmë të ziejë përreth 10 minuta.
3
E heqim nga uji dhe e lëmë sa të ikë vala e parë e të nxehtit.
4
Më pas e hedhim në mikser dhe shtojmë majdanozin, vajin e ullirit, hudhrat dhe kripën.
5
E kalojmë në mikser derisa të marrim një masë të trashë pure.
6
Me këtë salcë mund të shoqëroni shumë pjata të tjera, bazuar në preferencat tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *