Pëllumbi i pashkës

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
500 gr miell
100 ml ujë
20 gr maja birre
200 gr gjalpë
170 gr sheqer
5 kokrra vezë
30 ml qumësht
1 lugë e vogël vanilje (esencë)
limon (lëkurë limoni e grirë)
portokall (lëkurë portokalli e grirë)
1 majë luge kripë
2 kokrra vezë (të bardhat)
50 gr sheqer pluhur
50 gr sheqer (kokërrtrashë)
70 gr bajame (me gjithë cipë)

Përgatitja
1
Tresni majanë në 100 ml ujë të ngrohtë. Shtoni 150 gr miell dhe filloni ta përzieni derisa të përftoni një brumë të butë. Formoni një top, bëjini me thikë një kryq dhe vëreni në një tas të vendosur mbi ujë të ngrohtë. Mbylleni tasin dhe lëreni brumin të vijë për 30 minuta. Brumi do të ketë dyfishuar vëllimin.
2
Në një tas tjetër hidhni pjesën e mbetur të miellit (350 gr), sheqerin, të verdhat e vëzëve, 100 gr gjalpë të zbutur, një majë luge kripë, një lugë esencë vanilje dhe lëkurat e grira të limonit dhe portokallit. Filloni ta punoni brumin duke shtuar qumësht derisa të përftoni një brumë që mund të punohet me duar.
3
Merrni brumin e parë, shtojani të dytit dhe bashkojini. Vendoseni masën në një plan pune dhe punojeni me duar sa të përftoni një brumë të butë dhe homogjen. Futeni në një tas dhe vëreni në furrën e fikur me dritë ndezur sa të vijë për 1 orë.
4
Rimerrreni brumin duke i shtuar 50 gr gjalpë të zbutur. Punojeni fort për të paktën 10 minuta. Futeni sërish brumin në tas dhe vendoseni në furrën e ftohur dhe lëreni të fryhet për 4 orë. Në fund brumi do të ketë dyfishuar vëllimin.
5
Merrni brumin, shtojini 50 gr e fundit me gjalpë të zbutur. Punojeni për 15 minuta pastaj hidheni në stampën e pëllumbit. Futeni në furrë të fikur për 40 min ose derisa brumi të jetë fryrë aq sa të ketë arritur në lartësinë e buzëve të stampës.
6
Hiqeni brumin nga furra dhe ndizeni këtë të fundit që të ngrohet në temperaturën 190°. Ndërkohë përgatisni kremin duke rrahur të bardhat e vëzëve me sheqerin pluhur. Masën e përftuar shtrojeni mbi brumë dhe shpërnadni mbi të sheqer kokërrtrashë dhe bajamet.
7
Piqeni pëllumbin në furrën me temperaturë 190° për 10 minuta, pastaj ulni temperaturën në 180° dhe vijoni pjekjen për 30 minuta të tjera.
8
Pasi ta nxirrni nga furra lëreni të ftohet dhe pluhuroseni me sheqer pluhur me vanilje dhe shërbejeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *