Përbërësit
- 0.8 kg presh
- 0.5 kg miell misri
- pak kripë
- gjysmë lugë kafe sodë buke
- 150 ml qumësht
- 100 gr gjalpë (ose vaj ulliri)
- pak djathë ((copa djathi të shkrifët))
- 3 kokrra vezë
Përgatitja
1
Marrim 0.5 kg miell misri. Hedhim pak kripë, gjysëm luge kafe sodë buke, 150 ml. qumësht dhe 100 gr. gjalpë (ose vaj ulliri). I përziejmë, duke hedhur ujë të ngrohtë, në mënyrë që masa të jetë brumë i lirshëm (i lëngshëm).
2
Marrim tepsinë dhe e lyejmë me yndyrë. Më pas shtrojmë brumin në formën e picës.
3
Në një enë tjetër ndërtojmë gjellën (në rastin tonë me presh). Ziejmë preshin dhe pastaj e kaurdisim me gjalpë.
4
E heqim nga zjarri dhe shtojmë 0.5 l. qumësht, copa djathi të shkrifët, 2 kokrra vezë dhe kripë.
5
I përziejmë të gjitha bashkë dhe e hapim mbi brumin e shtruar në tepsi.
6
Marrim pak miell misri dhe e hedhim mbi gjellë (të thatë).
7
Në një enë tjetër hedhim një të verdhë veze, pak yndyrë dhe 150 ml. qumësht. I përziejmë dhe e malaksim (spërkasim), mbi tepsi.
8
E fusim tepsinë në furrë dhe e lemë të piqet për 30-45 minuta.
9
Serviret me kos ose dhallë.