Pacar me Presh

Perime, Vegjetariane

Përbërësit
  • 0.8 kg presh
  • 0.5 kg miell misri
  • pak kripë
  • gjysmë lugë kafe sodë buke
  • 150 ml qumësht
  • 100 gr gjalpë (ose vaj ulliri)
  • pak djathë ((copa djathi të shkrifët))
  • 3 kokrra vezë
Përgatitja
1
Marrim 0.5 kg miell misri. Hedhim pak kripë, gjysëm luge kafe sodë buke, 150 ml. qumësht dhe 100 gr. gjalpë (ose vaj ulliri). I përziejmë, duke hedhur ujë të ngrohtë, në mënyrë që masa të jetë brumë i lirshëm (i lëngshëm).
2
Marrim tepsinë dhe e lyejmë me yndyrë. Më pas shtrojmë brumin në formën e picës.
3
Në një enë tjetër ndërtojmë gjellën (në rastin tonë me presh). Ziejmë preshin dhe pastaj e kaurdisim me gjalpë.
4
E heqim nga zjarri dhe shtojmë 0.5 l. qumësht, copa djathi të shkrifët, 2 kokrra vezë dhe kripë.
5
I përziejmë të gjitha bashkë dhe e hapim mbi brumin e shtruar në tepsi.
6
Marrim pak miell misri dhe e hedhim mbi gjellë (të thatë).
7
Në një enë tjetër hedhim një të verdhë veze, pak yndyrë dhe 150 ml. qumësht. I përziejmë dhe e malaksim (spërkasim), mbi tepsi.
8
E fusim tepsinë në furrë dhe e lemë të piqet për 30-45 minuta.
9
Serviret me kos ose dhallë.

Articles You May Like

Zupë me kos dhe biskota
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Supë me lëng mishi
Bukë me vezë
Petulla të mbushura me djathë të bardhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *