Përbërësit
- 100 gr barbunja (jeshile të copëtuara)
- 2 karotë (të prera në kubikë)
- 100 gr mëlçi pule
- 500 ml lëng pule
- 80 ml vaj vegjetal
- 2 qepë e kuqe (të prera imët)
- 2 lugë gjelle gjethe trumzë
- 1 lugë çaj kerri
- 400 gr oriz Basmat
Përgatitja
1
Zieni barbunjat dhe karotat për 5 minuta, deri sa të fillojnë të ndryshojnë ngjyrë. Hiqini mënjanë.
2
Vendosni në zjarr, me temperaturë mesatare, një tigan me pak vaj.
3
Shtoni mëlçitë e pulës, kavardisini pak dhe më pas shtoni 80 ml lëng pule dhe lërini të gatuhen derisa lëngu të ketë shteruar.
4
Lërini të ftohen dhe pasi janë ftohur disi, prijini mëlçitë në copa të vogla, jo më të mëdha se një centimetër.
5
Në një tigan të madh hidhni pak vaj dhe shtoni qepën e grirë imët, kavardisni derisa të marrin ngjyrë të lehtë të artë.
6
Më pas shtoni barbunjat, karotat dhe të gjitha erëzat, kerri-n, trumzën dhe kripën.
7
Kavardisini për 3 minuta, më pas shtoni orizin dhe kavardisni të gjitha së bashku për 2 minuta të tjera.
8
Shtoni lëngun tjetër të pulës dhe lëreni të ziejë në temperaturë të ulët.
9
Do të duhen gati 15 minuta deri sa ky proces të ketë përfunduar.