Oriz i skuqur

Kalorike, Pasta dhe rizoto, Per femije, Pjata kryesore, Te shpejta

 

Përbërësit
  • 100 gr barbunja (jeshile të copëtuara)
  • karotë (të prera në kubikë)
  • 100 gr mëlçi pule
  • 500 ml lëng pule
  • 80 ml vaj vegjetal
  • qepë e kuqe (të prera imët)
  • 2 lugë gjelle gjethe trumzë
  • 1 lugë çaj kerri
  • 400 gr oriz Basmat
Përgatitja
1
Zieni barbunjat dhe karotat për 5 minuta, deri sa të fillojnë të ndryshojnë ngjyrë. Hiqini mënjanë.
2
Vendosni në zjarr, me temperaturë mesatare, një tigan me pak vaj.
3
Shtoni mëlçitë e pulës, kavardisini pak dhe më pas shtoni 80 ml lëng pule dhe lërini të gatuhen derisa lëngu të ketë shteruar.
4
Lërini të ftohen dhe pasi janë ftohur disi, prijini mëlçitë në copa të vogla, jo më të mëdha se një centimetër.
5
Në një tigan të madh hidhni pak vaj dhe shtoni qepën e grirë imët, kavardisni derisa të marrin ngjyrë të lehtë të artë.
6
Më pas shtoni barbunjat, karotat dhe të gjitha erëzat, kerri-n, trumzën dhe kripën.
7
Kavardisini për 3 minuta, më pas shtoni orizin dhe kavardisni të gjitha së bashku për 2 minuta të tjera.
8
Shtoni lëngun tjetër të pulës dhe lëreni të ziejë në temperaturë të ulët.
9
Do të duhen gati 15 minuta deri sa ky proces të ketë përfunduar.

Articles You May Like

Supë me lëng mishi
Oriz me midhje dhe perime
Bukë me vezë
Zupë me kos dhe biskota
Tavë me bamje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *