Mini kek për fëmijë

Embelsira, Receta per femije

Përbërësit
200 gr fruta pylli
1 banane
100 gr luleshtrydhe
280 gr miell
2 kokrra vezë
50 gr mjaltë
120 gr kos
80 gr gjalpë
8 gr pluhur pjekës
pak kripë

Përgatitja
1
Në të thellë hidhni 2 kokrra vezë, mjaltin dhe gjalpin. Përziejni mirë dhe shtoni dhe kosin.
2
Shtoni pak kripë, miellin dhe pluhurin pjekës. Përzijeni mirë derisa të mos ngelet kokrriza mielli.
3
Më pas shtoni frutat e pyllit, luleshtrydhen dhe bananen të prera.
4
Me një lugë akullore ndajeni brumin nëpër format e kekut të lyera me vaj.
5
Piqini mini kekët në 180 gradë për rreth 18-20 minuta.
6
Shërbejini pasi të jenë ftohur dhe ruajini në frigorifer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *