Makarona me salmon dhe ricotta

Pasta dhe rizoto, Peshk

Përbërësit
1 pako makarona (Orzo Baretti)
100 gr spinaq
100 gr rikota
lëng limoni
100 gr salmon
kripë
piper

Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni Orzot nga Baretti. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni spinaqin dhe me dy thelpi hudhra.
2
Më pas shtoni salmonin dhe ricottën. I përzieni mirë dhe më pas shtoni makaronat. Rregullojini me kripë e piper.
3
Shtoni lëngun e limonit dhe trazojini mirë. Servirini të ngrohta dhe shijojeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *