Makarona me Proshutë të tymosur dhe Këpurdha

Kalorike, Pasta dhe rizoto, Perime, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 200 gr proshutë e tymosur(“Fix”)
  • 500 gr makarona
  • 250 gr kërpudha
  • 1 thelpi hudhër (e grirë imët)
  • 1 tufë majdanoz (e grirë imët)
  • 50 gr djathë kaçkavall (i grirë)
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle kripë (e trashë)
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni pak vaj ulliri, kripë të trashë dhe makaronat. Ndërkohë që makaronat ziejnë, prisni në kubikë proshutën “Fix” dhe këpurdhat.
2
Në një tigan tjetër me vaj ulliri shtoni proshutën e prerë “FIX”, hudhrat, këpurdhat dhe i shtojmë pak ujë, kripë, piper dhe majdanoz.
3
Pasi i keni trazuar mirë shtojini makaronat dhe djathin kaçkavall. Lërini për rreth 5 minuta dhë në fund i shërbeni. Sipër i hidhni përsëri djathëkaçkavall të grirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *