Makarona me Kungull

Pasta dhe rizoto, Perime, Pjata kryesore, Receta per femije, Te shpejta, Vegjetariane
Përbërësit
  • 500 gr makarona linguine(linguine “Garofalo”)
  • vaj ulliri (“Olitalia”)
  • kungull (mesatare)
  • 1 thelpi hudhër
  • pak piper i zi
  • kripë
  • 1 gotë ujë
  • 1 kuti pana (pana kuzhine)
  • 20 gr djathë Grana Padano
  • gjethe menteje
Përgatitja
1
Në fillim, në një tenxhere me ujë dhe pak kripë, ziejmë makaronat linguine “Garofalo”.
2
Në një tigan me vaj ulliri skuqim kungujt e prerë në copa të vogla. I shtojmë hurdhrën e prerë imët, piperin e zi dhe i trazojmë mirë.
3
I shtojmë pak ujë, një kuti panna kuzhine, i trazojmë mirë dhe i lëmë për rreth 5 minuta.
4
I hedhim përsëri pak kripë dhe piper. Në fund i shtojmë makaronat “Garofalo” që ziemë më parë.
5
I përziejmë mirë dhe i shërbejmë të ngrohta në një pjatë të cekët. Sipër i shtojmë djathin e grirë grana dhe i vendosim dy gjethe mente për dekorim. Makaronat me kunguj janë gati!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *