Mafishe me Luleshtrydhe

Akullore, Embelsira, Kalorike

Përbërësit
400 gr akullore (me stracatela)
120 gr mafishe (të gatshme)
200 ml pana (e freskët pastiçerie)
200 gr sheqer pluhur
20 kokrra luleshtrydhe
50 gr fëstëk (të qëruar pa kripë)

Përgatitja
1
Vishni një stampë me letër furre të lagur duke e shtrirë mirë. Lëreni të zbutet lehtësisht akulloren.
2
Thërrmoni mafishet me dorë dhe përziejini me akulloren me një lugë druri ose spatul.
3
Futeni përbërjen në stampë, nivelojeni dhe vëreni në frigorifer.
4
Zieni një litër qumësht në tenxhere, futni fëstëkët dhe jepuni një valë për 30 sekonda.
5
Qërojini ende të ngrohta duke i fërkuar me dorë.
6
Lani luleshtrydhet dhe thajini me letër kuzhine pa ja hequr gjethet.
7
Vini panën në një enë me anë të larta, shtoni sheqerin pluhur dhe rriheni me shpejtësi.
8
Hiqeni stampën nga frigoriferi, kthejeni në një pjatë, hiqni letrën e furrës dhe shtrojini përsipër panën.
9
Pritini luleshtrydhet përgjysmë dhe rregullojini mbi shtresën e panës, pluhuroseni me fëstëkët dhe çojeni menjëherë në tryezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *