Përbërësit
- 1 banane (e ngrirë, e qëruar dhe e copëtuar)
- gjysmë filxhan lëng portokalli
- 1 mollë (e qëruar, e pastruar dhe e copëtuar)
- 1/4 filxhan qumësht
Përgatitja
1
Në një mikser hedhim bananet e ngrira, lëngun e portokallit, mollët dhe qumështin.
2
I përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze.
3
I derdhim në gota për t’i shërbyer.