Krap ne tave

Pjata kryesore

Përbërësit
  • 300 gr krap
  • 200 gr qepë
  • 50 gr vaj
  • pak salcë domatesh (të trashë)
  • piper i zi
  • kripë
  • pak spec djegës
  • 1 lugë kafe miell
  • pistil kumbulle
  • gjethe dafine
Përgatitja
1
Priteni qepën dhe hidheni në një tenxhere ku shtuar dhe vajin.
2
Kavërdisini në zjarr të ngadaltë derisa të shkrihet qepa.
3
Shtoni kripën, specin djegës dhe vazhdoni kavërdisjen.
4
Kur qepa të jetë shkrirë, hidhni salcën e domatestë holluar me pak ujë, miellin dhe shtoni një gjethe dafine.
5
Kavërdiseni derisa të shihni që salca është gati.
6
Në një tavë për pjekje hidhni shtresën e parë të salcës dhe vini peshkun sipër, pastaj prapë salcë derisa të mbuloni peshkun. Futeni në furrë në 300 gradë celcius përreth 25 minuta, duke i ndryshuar pozicionin vazhdimisht që të piqet mirë.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *