Kek Kokosi

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
2 filxhanë miell (gatimi)
1 lugë gjelle pluhur pjekës
1 lugë çaji kripë
1 filxhan gjalpë (në temperaturën e dhomës)
2 filxhanë sheqer (të bardhë)
5 vezë (në temperaturën e dhomës)
1 lugë çaji ekstrakt kokosi
1 filxhan dhallë (në temperaturën e dhomës)
1 filxhan kokos (fije-fije)

Përgatitja
1
Nxehim paraprakisht furrën në 175 gradë C. Lyejmë me yndyrë dhe miell një tepsi pjekjeje për kekun.
2
Përziejmë miellin, pluhurin e pjekjes dhe kripën dhe i lemë mënjanë.
3
Rrahim gjalpin dhe sheqerin me një mikser elektrik në një tas të madh deri sa të bëhet një përzierje e butë dhe kremoze. Përzierja duhet të duket e lehtë në ngjyrë.
4
Shtojmë një nga një vezët në temperaturës e dhomës, duke lënë çdo vezë që të përziehet në përzierjen e gjalpit, përpara se të shtojmë tjetrën. I përziejmë edhe me ekstraktin e kokosit.
5
Hedhim në përzierje miellin dhe dhallin, duke i hedhur herë njërin dhe herë tjetrin, derisa të përziehen mirë.
6
Hedhim fijet e kokosit duke i trazuar derisa të përziehen në mënyrë të barabartë. Hedhim brumin në tepsinë e përgatitur.
7
E pjekim në 175 gradë C për 1 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *