Karota krokante

Antipasta, Kalorike

Përbërësit
1 kg karotë
300 gr patate
80 gr arra (shqeme)
gjalpë
galetë
djathë (i grirë)
miell
kurkuma
kripë
piper

Përgatitja
1
Qëroni karotat dhe 700 gr prijini në rrota. 300 gr grijini në fije të holla dhe futini në ujë të akullt.
2
Qëroni patatet dhe prijini në copa të vogla. Vendosini bashkë me karotat e orera në rrota në një tenxhere me 150 g ujë, pak gjalpë dhe pak kurkumin. Gatuajini në zjarr të ulët për 30-35 minuta, derisa të pijnë ujin. Hidhuni edhe kripë dhe lërini edhe 2 minuta, pastaj hiquni ujin dhe shtypini.
3
Grijini arra shqemet dhe shtojuani patateve. Hidhuni edhe kripë, pieper dhe pak galetë.
4
Formoni me këtë brumë rreth 24 toptha dhe vendosini në një tepsi me miell.
5
Kulloni karotat e prera hollë nga uji. Vendosini në një enë, hidhuni kripë dhe rrotullojini topthat sipër tyre, që të ngjiten.
6
Vendosini këto toptha në një tepsi të mbuluar me një letër për pjekje. Shkrini 50 g gjalpë dhe spërkateni mbi toptha.
7
Hidhni edhe pak djathë të grirë dhe futini në furrë për 15 minuta, në 200 °C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *