Përbërësit
10 copë karkaleca
15 gr miell
5 gr kerri
4 thelpi hudhër
3 gr kripë
1 gr piper
Përgatitja
1
Merrni karkalecat, pastrojini mirë duke i lënë për bukuri kokën dhe bishtin.
2
Kalojini në miell e piqini në tigan me vaj ulliri për rreth 2-3 min.
3
Shuajini me pak verë të bardhë, lërini derisa vera të avullojë.
4
Më pas shtojini pakëz ujë, kripë, kerrin dhe hudhrën të paprerë.
5
Karkalecave u shtoni lëngun e një limoni dhe i lëni në zjarr duke i trazuar ngadalë për 2 minuta.
6
Lëngu i limonit i jep salcës një shije shumë të mirë dhe delikate.
7
Pasi gjithçka ka përfunduar shtoni pakëz piper dhe servireni të ngrohtë.