Hasude me Arra

Embelsira, Receta per femije, Te shpejta, Vegjetariane

Përbërësit
  • 1/2 lt ujë
  • 300 gr sheqer
  • 250 gr niseshte
  • 30 ml vaj
  • arra
  • bajame
  • kanellë pluhur
Përgatitja
1
Në një tenxhere shtoni ujin, sheqerin dhe përzieni në mënyrë që sheqeri të tretet. Shtoni niseshten dhe përzieni me shpejtësi në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.
2
Vazhdoni të përzieni derisa të trashet dhe të krijohet një masë kremoze e trashë.
3
Shtoni vajin Olim dhe përzieni sërish.
4
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas ndajeni hasuden me lugë dhe vendoseni në pjatë.
5
Sipër shtoni arra, bajame, dhe kanellë.
6
Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *