Përbërësit
- 800 gr kungulleshkë
- 750 gr Beshamel
- 50 gr djathë parmixhano
- 60 gr bukë (e grirë dhe e thekur)
- 1 thelpi hudhër
- 30 gr gjalpë
- 45 ml vaj ulliri
- 10 gr kripë
Përgatitja
1
Qëroni hudhrën dhe grijeni imët.
2
Prisni kungulleshkat në rrota dhe kavërdisini, bashkë me hudhrën në një tigan me vaj ulliri për rreth 15 min, derisa të zbuten duke i kriposur nga mesi i kavërdisjes.
3
Lyeni katër tava të vogla balte me pak gjalpë dhe shtroni në fund 1/3 e kungulleshkave, 1/3 e beshamelit dhe 1/3 e bukës së thekur të grirë.
4
Përsëritini shtresat derisa t’i mbaroni përbërësit.
5
Spërkateni me gjalpë dhe parmixhano dhe futeni në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.
6
Shërbejeni menjëherë.