Përbërësit
250 gr filetë viçi
4 copë karkaleca
1/2 copë karotë
1/2 copë spec
1 fetë bukë (e prerë në formë rethi)
5 gr kripë
1 gr piper
20 ml konjak
5 ml salcë soje
5 ml salcë Worcestershire
1 fetë domate
Përgatitja
1
Tiganisni filetët me vaj, kripë dhe piper, shuajini me pak konjak.
2
Në një tigan tjetër hidhni pak vaj ulliri, hudhrën dhe kavërdiseni pak.
3
Më pas shtoni karkalecat, kavërdisini për gati 2 minuta dhe shuajini sërish me konjak.
4
Skuqni perimet të cilat i keni prerë më parë në rripa gjatësorë të hollë.
5
Thekni fetën e bukës në zgarë.
6
Dekorojeni pjatën duke vendosur në bazën e saj bukën, më pas mishin, karkalecat dhe perimet.
6
Servirini në pjatë.
7
Spërkatini të gjitha me salcën e sojës dhe salcën worcester. Pjata është gati.